Në Lezhë u mbajtën homazhe në ndërim të Gjergj Kastriotit, Skënderbeut. Ceremonia për 558-vjetorin e vdekjes u zhvillua në vendvarrimin e heroit kombëtar. Të shumtë ishin ata që nderuan figurën e tij.
Historiani Paulin Zefi rrefeu momentet e fundit të jetës së Skëndërbeut
“Lamtumirë Arbëri, Zoti u kujdestë për ty ashtu si për shpirtin tim!”
Ndërsa përfaqësuesit e pushtetit qendror, vendor dhe klerit apeluan për mbrojtjen dhe përcjelljen e vlerave kombëtare brez pas brezi.
“Ketu kujtesa nuk eshte vetem histori por amanet… busull per kombin shqiptar.”
Ne nderim të Skëndërbeut u mbajt dhe një koncert përkujtimor. Përmes pjesëve lirike u kujtua humbja që përjetoi populli shqiptar pas kalimit në amshim të Gjergj Katriotit, Skëndërbeut.


