Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndërhyrjet me dronë në hapësirën ajrore, Belgjika merr masa emergjente

schedule18:22 - 6 Nëntor, 2025

schedule 18:22 - 6 Nëntor, 2025

Këshilli i Sigurisë Kombëtare Belge vendosi të enjten, të marrë një sërë masash emergjente, pas disa ndërhyrjeve me dronë në hapësirën ajrore belge. Ndërhyrjet u evidentuan mbi baza ushtarake dhe pranë aeroporteve të Brukselit dhe Liezhit, të cilat u detyruan të pezullonin operacionet e tyre nga nata e së martës deri të mërkurën.

Kryeministri belg Bart De Wever thirri, Këshill të Sigurisë Kombëtare emergjente, pasi kjo po shkakton shqetësim tek autoritetet.

Siç njoftoi Ministri i Mbrojtjes, Theo Francken, gjithashtu u vendos që Qendra Kombëtare e Sigurisë së Hapësirës Ajrore (NASC) në bazën ajrore Beauvechain të bëhet plotësisht funksionale deri më 1 janar, ndërsa fluturimi i avionëve të pilotuar pa leje mbi zona të ndjeshme do të ndalohet.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!