Ndërhyrje e rrallë ne zemër tek një foshnje, Manastirliu jep lajmin

schedule18:45 - 5 Maj, 2020

schedule 18:45 - 5 Maj, 2020

Një operacion i rrallë i këmbimit arterial në zemrën e një bebe të porsalindur është kryer këtë të martë në ambjentet e QSUT-së.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se në QSUT është kryer një ndërhyrje e rrallë në zemër tek një bebe e porsalindur.

Manastirliu shkuan se operacioni tejet i vështirë, u bë i mundur me një metodë të re bashkëkohore të realizuar me sukses nga dr. Altin Veshtit, dr. Arben Baboçit, dr. Saimir Kuçi dhe dr. Alfred Ibrahimi.

Postimi i Plotë:

Një ndërhyrje e rrallë në zemër, që kryhet veçse në klinikat më të mira të kardiokirurgjisë në Botë është realizuar sot në #QSUT falë talentit dhe eksperiencës të dr. Altin Veshtit, dr. Arben Baboçit dhe anestezistëve dr. Saimir Kuçi dhe dr. Alfred Ibrahimi!

Operacioni tejet i vështirë, i këmbimit arterial në zemrën e një të porsalinduri, u bë i mundur me një metodë të re bashkëkohore të realizuar me sukses nga mjekët tanë!

Edhe në kohë pandemie, ekipi i #kardiokirurgjisë në QSUT, është në vijën e parë për të shpëtuar jetë??

Shërbimi shëndetësor nuk ka ndalur për asnjë moment, për t’i garantuar qytetarëve shërbimet për të cilat ata kanë nevojë, në kohë dhe me cilësi, nga stafi i kualifikuar i spitaleve tona!

#BASHKË./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!