Ndërhynte në sistemet kompjuterike të Booking dhe mashtronte qytetarët, pranga 42-vjeçarit

schedule13:47 - 23 Shkurt, 2024

schedule 13:47 - 23 Shkurt, 2024

Një 42-vjeçar, i cili ndërhynte në sistemet kompjuterike Booking dhe mashtronte qytetarët është arrestuar në Tiranë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Mashtrimeve Kibernetike, në Sektorin për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e krimeve kibernetike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Man in the middle”.

Si rezultat i këtij operacioni u ndalua 42-vjeçari, banues në Vlorë. Ky shtetas, nëpërmjet ndërhyrjeve në sistemet kompjuterike, ka mundur të depërtojë në sistemin e aplikacionit “Booking”, të një hoteli në Tiranë, duke marrë në posedim të dhënat e klientëve. Më pas u dërgonte e-mail, duke i mashtruar online, për të përfituar shuma të ndryshme parash prej tyre.   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik’, “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë uniformat blu bëjnë me dije se vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!