Sarandiotët duken më të ndërgjegjësuar këtë fillim jave në lidhje me respektimin e masave të qeverisë për të treguar kujdes në lëvizjen jashtë shtëpisë, si një masë mbrojtëse ndaj koronavirusit.
Gazetarja Silvja Sula raporton për ABC News së pak lëvizje sheh në rrugë, ndërsa në zonën më të populluar pranë shëtitores nuk ka më bare të hapura.
Vetëm tregëtarët, farmacitë dhe disa furra buke nuk ndalin punë dhe ofrojnë shërbim për qytetarët./abcnews.al