Ndarja nga jeta e mjekut nga Tropoja, Berisha: E lanë pa punë se nuk bëri kompromis me krimin

schedule10:44 - 4 Gusht, 2020

schedule 10:44 - 4 Gusht, 2020

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas ndarjes nga jeta të mjekut Anibal Byberi.

Berisha shkruan se atë e lanë pa punë pasi nuk kishte pranuar të bënte kompromise me eksponentë të krimit të cilëve i shërbente si mjek burgu.

Ai shprehet se pavarësisht gjendjes së rëndë, Bybyeri u mbajt për 10 ditë në shtëpi.

“Dr Anibal Byberaj viktime e narkoqeverise! Miq, dje u nda nga jeta ne moshen 53 vjeçare, pasi vuajti per dhjete dite me radhe ne shtepine e tij nga covid 19, mjeku i perkushtuar Dr Anibal Byberaj.

Mjek i apasionuar Dr Anibali per tre dekada u sherbeu me dashuri, humanizem dhe perkushtim si mjek i pergjithshem e me vone si specialist pneumolog mijra e mijra te semureve edhe ne zonat me te thella te vendit.

Me kete rast i shpreh familjes se tij ngushellimet e mia me te ndjera dhe lutem qe shpirti i tij i mire te gjeje paqen e merituar!

Miq, Dr Anibali eshte viktima e fundit e narkoqeverise nga Covid 19. Ate, pas tre dekadash ne sherbim te te semureve, e lane edhe pa pune sepse nuk pranoi te beje kompromise qe i kerkonin balozet e krimit, te cileve u sherbente si mjek burgu dhe boset e tyre ne narkoqeveri.

Nuk shkeli betimin e Hipokrtatit dhe karakterin e tij. Se fundi, pasi i bene tamponin nuk e hospitalizuan per rreth 10 dite me rradhe ndonese gjendja nuk permiresohej dhe e mjekuan ne menyre te denueshme me alo-alo ne shtepi nderkohe qe ai duhej shtruar ne spital qe diten e pare. Ndrikull Hajnia ne komunikaten e saj njoftoi se Dr Anibali vuante nga obeziteti, rrethane kjo qe per çdo mendje te shendoshe perbente detyrim per shtrim te menjehershem ne spital por e lane gjersa familjaret e sollen vete ne spital.

Dr Anibali eshte viktima e fundit e kujdesit shendetesor kriminal alo-alo te narkoqeverise aktuale.

Gjate ketyre muajve jane qindra te semure te tjere me covid19 qe kane nderruar jete me protokollin vrases alo-alo si vizite e vetme mjekesore.

Duke denuar me ashpersi kete praktike
çnjerezore te narkoshtetit ne trajtimin e te semureve me covid19, kerkoj perfundimin e menjehershem te saj”, shkruan Berisha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!