Këtë të dielë ndarja nga jeta e mjekut anestezist Mihal Kerci, i cili prej ditësh ndodhej në gjendje të rëndë nga Covid pasi ishte infektuar me Covid ka sjellë reagime të shumta të kolegëve.
Për lajmin e trishtë kanë reaguar miq dhe kolegë të doktorit, reagim ka ardhur edhe nga Universiteti i Mjekësisë në Tiranë, që shkruan se mjeku Kerci me ikjen e tij ka lënë dhimbje pafund për familjen, miqtë, kolegët.
““Prof. Dr. Mihali nuk arriti ta fitonte betejen me koronavirusin. Me ikjen e tij ka lene dhimbje pafund per familjen, miqte, koleget. Studentet nuk do te degjojne me leksionet e tij plot shkence e pasion, pacientet nuk do ta kene me ne momentet me te veshtira te tyre mbi koke, duke u transmetuar shprese, besim e qetesi!
LEXO EDHE: Humb jetën nga Covid, mjeku anestezist Mihal Kerci
Prof. Dr. Mihal Kerci ka qenë anëtar i Task Forcës për luftën anticovid në shërbimin e anestezi-reanimacionit.
Prof.Dr. Mihal Kerci lindi në Lushnjë me 17 tetor 1948. Pas përfundimit te studimeve ne Fakultetin e Mjekësisë ne degën “Mjekësi e Përgjithshme” u emërua ne detyra te ndryshme si mjek ushtarak. Është specializuar brenda dhe jashtë vendit ne fushën e anestezisë dhe reanimacionit. Ka drejtuar rreth 30 vite shërbimin e reanimacionit në Spitalin Ushtarak.
Në funksionin e drejtorit të Spitalit Ushtarak, në periudhën 1997-1998, Prof. Dr. Mihal Kerci, bëri të gjitha përpjekjet për te hedhur bazat dhe konceptet e drejtimit me staf, futjen e protokolleve standarde të mjekimit ne përgjithësi dhe terapisë intensive në veçanti.
Ishte president i “Shoqatës Kombëtare te Anestezisteve” dhe referonte rregullisht në sesionet shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare dhe për shume vite pedagog pranë Fakultetit të Mjekësisë Tiranë.
Fakulteti i Mjekësisë u shpreh ngushëllime familjarëve dhe kolegëve për këtë humbje të dhimbshme për të gjithë! U prehsh ne paqe Prof. Mihali”, shkruhet në reagimin e fakultetit të mjekësisë.
Gjithashtu për ndarjen nga jeta të mjekut Kerci ka reaguar dhe reparti i Kirurgji e Pergjithshme QSUT – Klinika 1, të cilët theksojna se doktori dhe puna e tij do ju mundojnë të gjithëve.
“Anestezi-Reanimacionit shqiptar e Rajonal do t’i mungoje nje nga “kolonat” e organizatoret me te vlefshem te tij, zeri i tij nuk do te degjohet me plot dije e eksperience ne Konferencat, debatet, diskutimet tona….
Do na mungoje te gjitheve, familjareve, kolegeve, shokeve, miqve, te semureve qe presin te sherohen…qytetareve ne terresi”, shkruhet në reagimin e tyre.
Ndërkohë më herët për humbjen e tij ka reaguar dhe ish deputeti Tritan Shehu, që e ka quajtur të pazëvendësueshëm mjëkun Kerci.e.su./abcnews.al