Ndarja nga jeta e Mbretëreshës, ambasadori britanik në Shqipëri: Thellësisht i prekur nga homazhet

schedule15:57 - 16 Shtator, 2022

schedule 15:57 - 16 Shtator, 2022

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë Alastair King-Smith është shprehur sot se është thellësisht i prekur nga homazhet që i janë bërë gjatë këtyre ditëve Mbretëreshës Elizabeth II. Në një postim në Twitter, ambasadori britanik falënderon të gjithë “miqtë shqiptarë që qëndruan pranë popullit britanik në këto kohë të vështira.”

AMBASADA E BRITANISË NË TWITTER:

“Thellësisht i prekur nga homazhet që krerët e institucioneve shqiptare, komuniteti diplomatik, partnerët & miqtë tanë i kanë bërë këto ditë Mbretëreshës Elizabeta II.

Faleminderit të gjithë miqve shqiptarë që qëndruan pranë popullit britanik në këtë periudhë të vështirë.”

Kujtojmë se presidentë, kryeministra dhe monarkë nga e gjithë bota do të udhëtojnë në Londër këtë fundjavë për t’i bërë nderimet e tyre Mbretëreshës së ndjerë Elizabeth dhe për të marrë pjesë në një pritje në Pallatin Buckingham të organizuar nga Mbreti Charles një ditë përpara funeralit.

Ndër të ftuarit që kanë konfirmuar se do të shkojnë në Britani janë presidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Funerali pritet të jetë një nga sfidat më të mëdha për policinë e Londrës, pasi presidentë, kryeministra, mbretër, mbretëresha dhe njerëz të shumtë do të jenë në qendër të kryeqytetit anglez. Mbreti Charles dhe gruaja e tij, Camilla, do të organizojnë një pritje në Pallatin Buckingham të dielën. /abcnews.al/