Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për ndarjen nga jeta të valltares, Liljana Cingu.
“Artistja Liljana Cingu “Nderi i Kombit” do të mbetet në kujtesën e shqiptarëve si ikona e valles shqipe.”, ka shkruar presidenti në profilin e tij në Facebook krahas një fotoje të valltares.
Më herët, reagoi edhe kryeministri Rama, i cili shkroi: “Lamtumirë. Ikja e Lili Cingut lë zbrazur fronin e mbretëreshës së valles shqiptare. U prehtë në paqe”, shkruan Rama në Facebook./abcnews.al