Ndarja nga jeta e Kujtim Prodanit, Margariti: Djali që i këndoi Tiranës, sot iu bashkua prindërve

schedule15:40 - 6 Janar, 2021

schedule 15:40 - 6 Janar, 2021

Ministrja e Kulturës Elva Margariti ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të kantautorit të njohur Kujtim Prodani i cili humbi sot betejën me COVID-19.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Margariti shprehet se nuk gjen fjalë të përshkruajë trishtimin pas këtij lajmi. “Është shumë herët për t’u ndarë nga ky mik i mirë i të gjithëve”.

“Nuk gjej fjalë të përshkruaj trishtimin që ndjej nga humbja e parakohshme e kantautorit Kujtim Prodani. Djali që i këndoi Tiranës, dashurisë, jetës sot iu bashkua prindërve të tij të nderuar Anita e Agim Prodani… Është shumë herët për t’u ndarë nga ky mik i mirë i të gjithëve. U prehsh në paqe!”, shkruan Margariti./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!