Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka shprehur hidhërim për ndarjen nga jeta të komandantit të Qendrës së së Bashkuar Operacionale, kolonel Neshet Shena, i cili vuante nga një sëmundje e rëndë.
Xhaçka shprehet se Shena ka dhënë një kontribut njerëzor e profesional si një prej oficerëve më të përkushtuar në FA.
“Pas një beteje të vështirë me një sëmundje të rëndë, kolonel Neshet Shena, komandanti i Qendrës së Bashkuar Operacionale, u nda nga jeta duke lënë në hidherim familjen dhe të gjithë ata që e njohën dhe punuan me të, në 35 vite të karrierës në Forcat e Armatosura.
Mirënjohje pa kufi për kontributin njerëzor e profesional të një prej oficerëve më të përkushtuar në FA. Ngushëllimet më të ndjera bashkëshortes e dy djemve. U prehsh në paqe, kolonel Shena”, shkruan Xhaçka./abcnews.al