Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndarjen nga jeta të poetit Jorgo Papingji.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka shprehur ngushëllimet për humbjen e Papingjit.
“Lamtumirë maestro Jorgo Papingji, autori i teksteve të dashurisë në koleksionin e këngëve më të kënduara shqiptare. U prehsh në paqe”, shkruan Rama në Facebook.
Jorgo Papingji ishte një ndër emrat më përfaqësues të muzikës shqiptare, ku me anë të teksteve të shumta, arriti të krijojë një profil të veçantë poetik e artistik.
Papingji ishte dekoruar me titullin “Mjeshtri i Madh” nga presidenti. Në karrierën e tij të gjatë si tekstshkrues, numëron mbi 4000 poezi të mirëfillta, përkthyer në melodinë e tingujve muzikorë. Tekstet e tij, të kompozuara nga kompozitorë të shquar dhe kënduara nga këngëtarë të shumtë janë bërë hite.
Ai ka shkruar 5 këngë fituese në “Festivalin e Këngës”, njëri prej të cilave ka marrë pjesë edhe në Festivalin Evropian të Këngës në vitin 2014./abcnews.al