Ndarja nga jeta e ish-portierit të Kombëtares, Duka me mesazh emocionues

schedule12:25 - 18 Nëntor, 2021

schedule 12:25 - 18 Nëntor, 2021

Pak orë më parë u bë publik lajmi i ndarjes nga jeta të ish-portierit të kombëtares shqiptare.

Vladimir Ajazi u nda nga jeta në moshën 65-vjeçare, duke trishtuar të gjithë sportdashësit, për këtë ikje të tij të parakohshme.

Presidenti i Federatës, Armando Duka, ka bërë një postim në rrjetin social ‘Facebook’, ka ndarë një mesazh emocionues për largimin e parakohshëm të ish-futbollistit të kombëtares.

“I trishtuar për lajmin e ndarjes nga jeta të mikut tim dhe ish-futbollistit të njohur, Vladimir Ajazi. Ish-portieri i Lokomotivës së Durrësit dhe i ekipit kombëtar Shpresa në vitet ’70, ai ishte pjesë e brezi të artë të futbollit durrsak që ka hyrë në histori dhe ka mbetur në memorien kolektive të qytetit bregdetar.

Edhe pas përfundimit të karrierës si futbollist aktiv, Lad Ajazi vazhdoi të jepte kontributin e tij të vyer për futbollin dhe ka punuar si trajner i portierëve në Kombëtare.

Ladi do na mungojë të gjithëve, do i mungojë familjes së tij dhe ne, miqve të tij të panumërt që e donim dhe e vlerësonim për karakterin dhe personalitetin e tij të spikatur. Një burrë serioz e i besës, fjalëpak e korrekt dhe një mik i mirë.

U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Ajazi për këtë humbje. Kujtimi i tij do të mbetet i paharruar për Durrësin dhe për futbollin shqiptar. U prehtë në paqe!”, shkruan Duka.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!