Ndarja nga jeta e ish-deputetit socialist, Meta: Do na marrë malli për burra të tillë

schedule17:21 - 24 Maj, 2020

schedule 17:21 - 24 Maj, 2020

Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-deputetit socialist Niko Faber.

Meta thotë se kontributi i tij publik do të mbetet gjithmonë i nderuar, duke e cilësuar atë burrë patriot, me dinjitet dhe kontribut qytetar.

“Lajm shumë i trishtë dhe befasues për mua ndarja nga jeta e ish-deputetit Niko Faber. Kontributi i Tij publik, si në Korçë dhe në nivel kombëtar do mbetet gjithmonë i nderuar.

Do na marrë malli gjithnjë e më shumë për burra të tillë, patriotë, me dinjitet dhe kontribut qytetar.
Jam pranë familjes Faberi, të afërmve dhe të gjithë miqve të Tij në këtë ditë tragjike. I përjetshëm kujtimi i Tij!”, shkruan Meta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!