Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas ndarjes nga jeta të mjeshtrit të madh të autorit shkodran, Paulin Preka. Meta shprehet se ai ka lënë pas një boshllëk të madh dhe të pazëvendësueshëm në artin shqiptar.
Kreu i shtetit thekson se Shkodra humbi një personalitet që simbolizonte humorin e saj brilant ndërsa teatri dhe kinemaja një aktor me dimensione të mëdha.
“Ndarja nga jeta e Mjeshtrit të Madh, Paulin Preka lë pas një boshllëk të madh dhe të pazëvendësueshëm në artin shqiptar. Shkodra humbi një personalitet, që simbolizonte humorin e saj brilant dhe shpotitës, ndërsa teatri dhe kinematografia një aktor me dimensione të mëdha, që me karakteret dhe rolet e dashura që luajti, i dha rreze gëzimi një populli të izoluar në errësirë për dekada.
I skalitur në memorien e publikut shqiptar, kujtimi i tij do të mbetet i paharruar dhe gjithmonë i respektuar! Ngushëllime familjes dhe komunitetit të artistëve! Të prehet në paqen e merituar!”, shkruan Meta. m.v/abcnews.al


