Ndarja nga jeta e Finos, Bushati: Na trondite me ikjen tënde të parakohshme

schedule09:13 - 29 Mars, 2021

schedule 09:13 - 29 Mars, 2021

Ikja e parakohshme nga jeta e ish kryeministrit dhe deputetit të Partisë Socialiste Bashkim Fino ka lënë pas shumë dhimbje tek të afërmit dhe kolegët e tij.

Ish ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati e ka quajtur tronditje lajmin për humbjen e Finos.

Na trondite me ikjen tënde të parakohshme Bashkim Fino💔 U prehsh në paqe miku ynë i mirë🙏”, shkruan Bushati.

Gjithashtu ministrja për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar për humbjen e deputetit Fino.

Lamtumirë Bashkim! Nuk të kurseu kjo flamë e ndyrë.

Shpirti yt i gëzueshëm u prehtë në paqen e merituar”, shkruan Spiropali.

LEXO EDHE: Nga Mimi Kodheli, Majko e Gjiknuri, socialistët të tronditur për ndarjen nga jeta të Bashkim Finos

Për humbjen e Finos, ka reaguar gjithashtu kryeministri Edi Rama, kolegët e tij, Damian Gjiknuri, Mimi Kodheli, Pandeli Majko, Mimi Kodheli e të tjerë.

Deputeti i Partisë Socialiste, Bashkim Fino 58 vjeç ka humbur betejën me Covid mëngjesin e kësaj të hënë, ne spotal ku ndodhej prej ditësh i shtruar.e.su./abcnews.al