Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të dy elektriçistëve të cilët ranë në lumin Drin mëngjesin e sotëm teksa ishin nisur për të rregulluar një defekt. Çuçi shkruan se ndarja e tyre nga jeta lë një boshllëk në familjet e tyre por edhe te kolegët që i njohën për vite me radhë.
“Më i trishtë se kaq s’kishte si të niste ky mëngjes në Gjirokastër, pas aksidentit tragjik që iu mori jetën dy elektriçistëve të OSHEE. Një ngjarje e rëndë që të le pa fjalë.
Shpreh ngushëllimet për familjet Isaraj dhe Kallfa për humbjen e madhe e të parakohshme që pësuan. Ikja e Ismetit dhe Selfos lë një boshllëk te familjet e tyre, por edhe te kolegët dhe te ata që i njohën për vite me radhë këta dy profesionistë të papërtuar për t’iu ardhur në ndihmë banorëve”, shkruan Çuçi./mv.abcnews.al

