Ndarja nga jeta e Bashkim Finos, Ruli: Pavarësisht se kishim flamuj të ndryshëm respekti nuk humbi kurrë

schedule16:46 - 29 Mars, 2021

schedule 16:46 - 29 Mars, 2021

Familjarë e kolegë i kanë dhënë lamtumirën e fundit ish-kryeministrit Bashkim Fino.

Bashkim Fino ishte i infektuar nga koronavirusi betejën me të cilën nuk mundi ta fitonte.

Genc Ruli ka shprehur ngushëllimet për ndarjen e papritur të tij nga jeta. Pavarësisht se ishin në flamuj të ndryshëm, respekti reciprok shkruan ai, nuk humbi kurrë.

“I dashur Bashkim, më lëndoi kjo ikja jote e papritur. Njohja e gjatë mes nesh që kur ishe student i im i veçantë e më tej për 30 vite kolegë në skenën politike, Ndonëse gjithmonë nën flamuj të ndryshëm, por që kurrë nuk humbëm respektin e vlerësimin reciprok. Paç me vete paqen që kishë dhe në këtë jetë”, shkruan Ruli.

/abcnews.al/