Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jetë të deputetit socialist, njëherësh ish-kryeministrit Bashkim Fino.
Në një shënim në rrjetet sociale, Basha shkruan veç të tjerash se është i bindur që kontributi i Bashkim Finos në politikën shqiptare do të vlerësohet gjithmonë si një zë i rëndësishëm në funksion të stabilitetit politik dhe shoqëror të vendit.
“Me trishtim mësova lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit, ish-ministrit dhe ish-deputetit Bashkim Fino. Jam i bindur se kontributi i Bashkim Finos në politikën shqiptare do të vlerësohet gjithmonë si një zë i rëndësishëm në funksion të stabilitetit politik dhe shoqëror të vendit. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Fino dhe gjithë të dashurve të tij. U prehtë në paqe!” shkruan Basha.
Bashkim Fino ndërroi jetë mëngjesin e sotëm, pasi humbi betejën me Covid-19. Qeveria shpalli sot ditë zie kombëtare, ndërsa Finos do t’i bëhet nderimet e fundit në Pallatin e Kongreseve. g.v/abcnews.al