Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit/ Homazhe për gazetarin e njohur në Universitetin e Arteve

schedule09:22 - 25 Gusht, 2025

schedule 09:22 - 25 Gusht, 2025

Të afërm, miq, kolegë i bene  nderimet e  fundit  gazetarit dhe analistit të njohur të medias shqiptare Artur Zheji.

Homazhet u zhvilluan  në Universitetin e Arteve në Tiranë aty ku  Zheji studio dhe u diplomua për regjisurë. Analisti  i njohur do te prehet ne  varrezat e Tufinës.

Gazetari Artur Zheji u nda nga jeta papritur të shtunën,  pa mbushur  64-vjeç. Ai pësoi arrest kardiak ndersa  pushonte me familjen në Sarandë.

Artur Zheji ka nje kontribut te gjate si gazetar dhe opinionist ne mediat shqiptare.

Prej nje viti e gjysme Zheji drejtonte emisionin “360 grade” ne televizionin Abc News. Nje tryeze debati dhe analize per ceshtjet e dites, zhvillime te rendesishme te politikes dhe aktualitetit shqiptar si dhe per ngjarje te arenes nderkombetare.

Me heret Artur Zheji ka drejtuar emisione edhe ne televizione te tjera shqiptare dhe ka qene  pjese e paneleve te analisteve ne studio televizive.

Per shume vite ka shkruar si gazetar e publicist ne gazeta dhe media online si dhe ka mbajtur poste drejtuese ne media.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!