Kryetari i Komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Madeleine Albrigh.
Në një mesazh në rrjete sociale Alibeaj thekson se shqiptarët do të jenë përherë mirënjohës për udhëheqjen e saj në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe për mbështetjen që i dha vendit tonë për anëtarësimin në NATO.
“Pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta të Sekretares së Shtetit, Madeleine Albright, mike e çmuar e kombit tonë. Shqiptarët do të jenë përherë mirënjohës për udhëheqësinë e saj në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe për mbeshtetjen që i dha vendit tonë për antarësimin në NATO. Ngushëllime familjes dhe popullit amerikan. Pusho në paqe Madeleine Albright”, shkruan Alibeaj.
/abcnews.al