Ndarja nga jeta e 45-vjeçares me Covid-19, Urdhri i Farmacistëve: Humbje e madhe

schedule13:47 - 24 Korrik, 2020

schedule 13:47 - 24 Korrik, 2020

Urdhri i Farmacistëve ka shprehur hidhërimin për ndarjen nga jeta të farmacistes 45-vjeçare me Covid-19 e cila ishte shtruar në Spitalin Infektiv.

Në një njoftim për mediat, urdhri i farmacistëve e konsideron këtë një humbje shumë të madhe jo vetëm për familjarët por edhe kolegët edhe qytetarët të cilëve i shërbeu me devotshmëri.

“Të nderuar kolegë, Me hidhërim të thellë njoftojmë se Covid-19 i morri jetën në moshën 45 vjecare koleges sonë të nderuar Xhire Çitozi (Gjereti).

Xhire Çitozi lindi më 12.12.1975, në qytetin e Krujës. Xhirja ushtronte profesionin e farmacistes në qytetin e Fushë-Krujës. La pas bashkëshortin dhe tre fëmijë.

Ndarja nga jeta e koleges sonë është një humbje e madhe jo vetëm për familjarët e saj, por dhe për kolegët dhe qytetarët që ajo iu shërbeu me devotshmëri dhe profesionalizëm.

Në emër të të gjithë kolegëve Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve, miqve, kolegëve dhe gjithë të dashurve të saj për këtë humbje të madhe.

U prehsh në paqe Xhire!”, thuhet në njoftim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!