Ndarja e tribunave në derbi, vendos Policia e Shtetit

schedule12:37 - 26 Shtator, 2019

schedule 12:37 - 26 Shtator, 2019

Tirana njoftoi ditën e sotme çmimet e biletave për derbin, si dhe ndarjen e sektorëve të stadiumit për tifozeritë. Sipas njoftimit të parë, tribunat A1 dhe A2 ishin për fansat bardheblu, që do të qëndronin ngjitur me ata të Partizanit të pozicionuar në tribunën H.

Nuk do të ndodhë kështu, pasi A1 dhe A2 janë projektuar për tifozët e “demave” dhe kjo për shkaqe sigurie. Më poshtë u sjellim edhe njoftimin e fundit të klubit të Tiranës në lidhje me ndarjen e tribunave të stadiumit për tifozët.

“Është bërë ndarja e tribunave dhe ka nisur shitje e biletave per KF Tirana – FK Partizani. Për shkaqe sigurie dhe me kërkesë të Policisë, është bërë kjo ndarje:

PËR TIFOZERINË BARDHEBLU
➡ Tribuna B1 – B1 3’000 Lekë
➡ Tribuna B2 – B2 2’500 Lekë
➡ Tribuna C – 500 Lekë
➡ Tribuna D, E, F, G – 400 Lekë

PËR TIFOZERINË E KUQE
➡ Tribuna A1 – 3000 Lekë
➡ Tribuna A2 – 2500 Lekë
➡ Tribuna H – 500 Lekë”, njofton klubi i Tiranës në një komunikatë të shpërndarë për mediat. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!