Sot, në Dance Reality Show “T’ka mami yll” është dita e provave për skuadrën e Frankos, e cila është emëruar me ngjyrën blu.
Konkurentët kanë mësuar se me cilën koreografi do të përfërmojnë mbrëmjen e së shtunës.
Mirëpo, ka pasur edhe nga ata që nuk kanë qenë dakort për skuadrën që u është vendosur.
Si për shembull, Mikele, i cili ka thënë se nuk gjen vetveten dhe do bëj çmos për të kaluar te skuadra e Dorit.
“Nuk përshtatem te ky grup, më tërheq më shumë grupi i Dorit. Do bëj çmos të kalojë te grupi i Dorit, nuk jam i kënaqur këtu. Nuk jam vetvetja te ky grup”, u shpreh Mikele shumë këmbëngulës deri në fund.
Nga ana tjetër gjyshja e tij, në prapaskenë e ka mbështetur mendimin e nipit duke pohuar se Mikele është i qeshur, ndërsa Franko është pak serioz dhe prandaj nuk i përshtatet./abcnews.al