Ministri i jashtëm rusa, Sergei Lavrov nuk ka mundur të vizitojë Boegradin, pas Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe MALI I Zi nuk lejuan fluturimin e avionit të tij në hapësirat ajrore të vendeve të tyre.
Kreu i qeverisë maqedonase Dimitar Kovaçevski ka deklaruar se një vendim i tillë është marrë dhe se nuk sheh asnjë arsye se përse kjo të ndryshohet, vetëm për shkak se personi që do të udhëtonte ishte zyrtar i lartë rus.
“Kemi marrë një vendim për të ndaluar linjat ajrore ruse të fluturojnë mbi territorin e vendit tonë. Ne jemi anëtare e NATO-s, që do të thotë se vendimet e marra në NATO janë edhe vendimet tona dhe kemi një politikë të jashtme plotësisht të harmonizuar me politikën e BE-së.
Në lidhje me fluturimin konkret nuk ka asnjë trajtim tjetër lidhur me vendimin që është marrë, i cili është në fuqi dhe që mbetet në fuqi. Sa i përket fluturimit konkret nuk ka trajtim tjetër”, tha Kovaçevski. /abcnews.al