Shërbimet e Komisariatit Mirditë kanë arrestuar një 45 -vjeçar pasi ka goditur për shkak të detyrës një efektiv policie.
Mësohet se patrulla e Policisë i ka kërkuar të lëvizte mjetin e ndaluar në rrugë, që kishte penguar qarkullimin e mjeteve të tjera por 45-vjeçari ka kundërshtuar me dhunë duke goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë.
Lezhë/Informacion
Goditi punonjësin e Policisë për shkak të detyrës, arrestohet në flagrancë 45-vjeçari
Shërbimet e Komisariatit Mirditë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L (A). V., 45 vjeç, banues në Mirditë.
Arrestimi i tij u bë pasi në Rreshen, patrulla e Policisë i ka kërkuar të lëvizte mjetin e ndaluar në rrugë, që kishte penguar qarkullimin e mjeteve të tjera.
45-vjeçari ka kundërshtuar me dhunë duke goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, për tē cilën parashikohet dënim deri në 5 vite burg./abcnews.al