Këngëtari i rrokut Aleksandër Gjoka është ndaluar nga policia, pasi mësohet se drejtonte automjetin në gjendje të dehur.
Siç raporton gazetari i ABC News, Andi Qosja, Gjoka ishte duke udhëtuar me mjetin e tij “‘Chevrolet”, kur patrulla e policisë e ndaloi dhe e detyroi ti nënshtrohej testit të alkoolit. Nga sa u vërejt nga policia rezultoi se niveli i alkoolit në gjak ishte mbi normën e lejuar.
Kanë qenë efektivët e komisariatit nr. 4 ata që e kanë ndaluar, dhe më pas shoqëruar në polici këngëtarin Gjoka.
Ndërkohë Policia ka dhënë dhe informacionin zyrtar në lidhje me ndalimin e këngëtarit:
Njoftimi i Policisë:
“Nga specialistët e qarkullimit rrugor në Komisariatin e Policisë Rrugore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: A. Gj., 60 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tij u bë pasi më datën 23.12.2019, rreth orës 00.15, është ndaluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 4 në rrugën “Sotir Caci” duke drejtuar mjetin veturë, tip ‘Chevrolet”.
Pas testimit me aparat “Drager”, nga shërbimet e Policisë Rrugore rezultoi se ky shtetas drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.66 mg/l.
Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. /abcnews.al