Policia në Fier ka ndaluar një 26-vjeccar, pasi dyshohet ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me 1 të mitur. Mësohet se gjatë kontrollit të banesës së shtetasit me iniciale ‘D.M’, është gjetur dhe sekuestruar edhe një armë gjahu, të cilën e mbante pa lejen përkatëse.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër ndaluan shtetasin D. M., 26 vjeç, banues në Mallakastër, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me 1 shtetase të mitur 15 vjeçe. Gjatë kontrollit të banesës së 26-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë gjahu, që e mbante pa lejen përkatëse”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohët, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./abcnews.al