Një i ri është ndaluar nga Policia Rrugore në Tiranë, pasi është kapur duke përdorur celularin. Sakaq, mësohet se ai ka tentuar të korruptojë punonjësit e policisë, duke i ofruar një shumë parash, në mënyrë që të shmangte ndëshkimin ligjor.
Njoftimi i Policisë:
Respektimi i ligjit dhe integriteti janë elemente thelbësore për një shoqëri!
Së fundi, në rrugën “Asim Vokshi”, Tiranë, efektivët e Policisë Rrugore kanë ndaluar një shtetas i cili gjatë drejtimit të automjetit, po përdorte aparatin celular dhe me qëllim shmangien e ndëshkimit ligjor, ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë, duke i ofruar një shumë parash.
Ky veprim jo vetëm që shkel ligjin, por minon edhe besimin në institucionet tona.
Jemi të ndërgjegjshëm dhe zgjedhim rrugën e drejtësisë dhe të integritetit./abcnews.al