Mbrëmjen e kaluar emisioni “Stop” transmetoi një tjetër rast abuzimi me të mitur. Një i moshuar abuzon me një djalë të mitur në anë të Lanës në kryeqytet. Lidhur me këtë ngjarje policia e kryeqytetit ka ndaluar 71-vjeçarin me inicialet H.M., për veprat penale “Marrëdhënie seksuale apo homoseksuale me të mitur”, “Ngacmim seksual” dhe ” Vepra të turpshme”
Policia ka kryer të gjitha veprimet procedurale, përfshirë marrjen e dëshmisë së të miturit në prani të prindit e psikologut si dhe sekuestrimin e pamjeve filmike./tvklan.al