Një 51-vjeçar i dënuar me 15 vjet burg në Itali dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar u kap në qytetin e Durrësit aty ku dhe ishte fshehur. Policia e Durrësit në bashkëpunim me Interpolin dhe Interforcën Italiane e kanë zbuluar dhe mbrëmë vunë në pranga personin me inicialet K.I . Ai do të dërgohet ne Itali për të vuajtur dënimin prej 15 vjetësh burg, i akuzuar për “Grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike ”.
Ministria e Brendshme tha se Policia e Durrësit, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe me Zyrën e Interforcës të Policisë italiane, pas informacioneve të marra dhe një pune të mirë organizuar, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, K.P., 51 vjeç, banues në lagjen Nr.1, Durrës./ABC News Albania 24/7