Presidenti i SHBA-së Joe Biden është “sulmuar” nga protestuesit gjatë një ngjarje në Virxhinia. Për shkak të kësaj, Biden u detyrua të flasë mbi thirrjet “Armëpushim tani” dhe “Ndalo gjenocidin” për mbështetjen e tij për Izraelin dhe luftën e tij në Gaza.
Mbështetja e Biden për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu po i kushton atij mbështetje mes votuesve të rinj dhe kundërshtarëve të tjerë të luftës, të cilët mund të luajnë një rol kritik në zgjedhjet e vitit 2024, veçanërisht në shtetet e lëkundura si Michigan.
Pavarësisht situatës, Biden vazhdoi të fliste dhe paralajmëroi audiencën për ndërprerjet e vazhdueshme.
/abcnews.al