Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, kryeministri Rama ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme ka pasur vetëm 22 shkelje në të gjithë territorin e vendit.
Me anë të dy fotove që shoqërojnë tekstin, Rama tregon se numri i shkelësve ka rënë me kalimin e ditëve. Në grafikat e postuara thuhet se numri i personave të detyruruar në karantinë është 117,711, të kapur për shkelje janë 243 persona, të shoqëruar janë dy persona, 233 personave u është këshilluar vetë-karantinim dhe 12 janë shkelësit e përsëritur.
Postimi:
Në dy grafikë informacion mbi situatën me vetëkarantinimin
Sot vetëm 22 shkelje në gjithë territorin e republikës së shqipëri! fantastike! shumë mirënjohje të gjithë motrave e vëllezërve të ardhur nga italia dhe të gjithë atyre që janë këshilluar me vetëkarantim?
Shkeljet totale nga fillimi i kontrolleve intensive dhe matjeve në regjistrin digjital janë përsëri shumë pak! mirënjohje dhe sa më shumë durim të gjithëve?


