Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndalimi i muzikës, operatorët turistikë në Sarandë takim me kryetarin e bashkisë

schedule15:42 - 21 Korrik, 2020

schedule 15:42 - 21 Korrik, 2020

Operatorët turistikë në Sarandë kanë zhvilluar ditën e sotme një takim me grupet e interesit dhe kryetarin e Bashkisë.

Në një deklaratë për mediat, një prej përfaqësuesve të tyre u shpreh se kërkojnë nga qeveria që të japë shpresë për bizneset në zonat bregdetare, pas vendimit të një dite më parë për ndalimin e muzikës pas orës 20:00.

Ai tha se janë gati të zbatojnë masa sigurie shtesë për parandalimin e Covid-19, nëse lejohet të vazhdojnë të vazhdojnë aktivitetin e tyre edhe përgjatë muajit gusht.

“Ne sapo dolëm nga takimi me grupet e interesit me kryetarin e bashkisë. Në ngritëm problemet tona. Ky vendim duhet të përpunohet për zonat bregdetare për të dhënë një shpresë për të shpenzuar edhe muajin gusht në ritmet që ne kemi pasur.

Ajo që presim është një reagim që besoj se do jetë pozitiv, qoftë edhe me kushte të reja sidomos me aktivitete që merren me shërbime argëtimi. Kjo është edhe thembra e Akilit në këtë biznese. Presim një shtator shumë të vështirë.

Rezultati është se të gjitha palët me gjithë strukturat e veta duhet të fokusohen në këtë pikë për turizmin në Sarandë”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!