Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu kërkon zbardhjen e ngjarjes që solli ndalimin e Murtez Kastratit një ish-pjesëtari të UÇK-së me urdhër të Serbisë në territorin e vendit tonë,një ditë më parë.
Ndreu thotë kjo është një ngjarje e shëmtuar dhe se ata që janë përgjegjës për këtë turp duhet të penalizohen.
“Nese nje ish pjesetar i UCK eshte ndaluar me urdher arresti nga Serbia, kjo eshte ngjarje e shemtuar qe duhet te hetohet dhe te penalizohen ata qe jane pergjegjes per kete turp!”, shkruan Ndreu./abcnews.al