“Ndalimi i ish-kryeministrit pakistanez ishte arbitrar”, OKB: Imran Khan, duhet të lirohet menjëherë!

schedule22:52 - 1 Korrik, 2024

schedule 22:52 - 1 Korrik, 2024

Një grup pune i OKB-së këtë të hënë tha se ndalimi i ish-kryeministrit pakistanez Imran Khan është arbitrar dhe në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar dhe duhet të lirohet menjëherë.

Në një opinion, Grupi i Punës i OKB-së për Paraburgimin Arbitrar kërkoi hapa për “të korrigjuar situatën e zotit Khan pa vonesë”, që do të ishte lirimi i tij “menjëherë dhe akordimi i një të drejte të detyrueshme për kompensim dhe dëmshpërblime të tjera, në përputhje me normat ndërkombëtare.”

Khan erdhi në pushtet në vitin 2018 dhe u largua me një votë mosbesimi në vitin 2022. Që atëherë, qindra raste janë regjistruar kundër, duke filluar nga korrupsioni te terrorizmi.

Ai është në burg që nga gushti i kaluar dhe u dënua në tre raste përpara zgjedhjeve të përgjithshme në shkurt, në të cilat kandidatët e mbështetur nga partia e tij fituan shumicën e vendeve, por nuk mundën të formonin një qeveri.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!