Ndalimi i dëshmive të Dumanit, SPAK sqaron si qëndron e vërteta

schedule20:37 - 16 Qershor, 2022

schedule 20:37 - 16 Qershor, 2022

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK” ka sqaruar deklaratën e dalë sot në media, se ndalohej publikimi i dëshmive të Nuredin Dumanit.

Në reagimin e SPAK theksohet se ndalimi i publikimit të dëshmive ë Dumanit është vetëm për një gazetar dhe jo për të gjitha mediat.

Reagimi i SPAK

Nisur  nga  interpretimet e bëra në media, lidhur me urdhrin  e prokurorëve të  Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, datë 14.06.2022 ‘’Për ruajtjen e sekretit, ndalimin e publikimit  të akteve dhe përmbajtjes  së tyre’’ sqarojmë se ; Ky urdhër  i është komunikuar në datën 16.06.2022 gazetarit E.Q, kundrejt nënshkrimit  për marrjen dijeni,  pasi gazetari  ka publikuar disa te dhëna sekrete, që shkonin përtej vendimit të gjykatës me objekt  caktimin e masave të sigurimit personal ‘’arrest në burg’,  në kuadër të procedimit penal nr.75/2022 dhe që në përputhje me nenin 295/a/4 të Kodit Penal përbëjnë akte sekrete  të procedimit penal nr.75/2022. Sqarojmë se  Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, këtë urdhër  ia ka adresuar  vetëm një gazetari dhe për arsyen konkrete të sipërcituar. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, po kryen te gjitha veprimet hetimore të nevojshme  për  të sqaruar rrethanat  në të cilat informacioni  hetimor sekret është  transmetuar  tek personat që më pas e kanë publikuar atë, me qëllim vënien përpara përgjegjësisë të personit/personave që ka/kanë nxjerrë sekretin hetimor. Ne mirëkuptojmë interesin e mediave për informimin e opinionit publik, por ky interes nuk  mund  dhe nuk duhet të cënojë një hetim të filluar dhe as sigurinë publike apo individuale të personave emrat e të cilëve janë përmenduar gjatë hetimit, i  cili  vazhdon.