Ndalimi i dasmave dhe eventeve “vyshk” lulet, bizneset në vështirësi

schedule15:36 - 2 Gusht, 2020

schedule 15:36 - 2 Gusht, 2020

Nga Maksi Rama

Vitet e kaluara në këtë periudhë, dyqanet e luleve kanë qenë më të kërkuara, por moslejimi i ceremonive të dasmave apo ditëlindjeve nga pandemia, ka ulur ndjeshëm kërkesat.

“Kërkesat kanë qenë shumë të pakta krahasuar me vitet e kaluar. Qoftë për ditëlindje apo vente, krahasuar me vitet e shkuara”, shprehet një shitëse lulesh

Por pavarësisht mungesës së blerësve, kujdesi ndaj luleve është maksimal dhe i vazhdueshëm pasi stoku i tyre është i konsiderueshëm.

“Çdo gjë është më e lodhshme sepse kur nuk ka shitje ne duhet të kujdesemi për lulen që të jetojë sa më gjatë”, thotë ajo.

Trëndafili mbetet më i preferuari nga qytetarët si dhuratë apo për dekore të ndryshme.

“Trëndafili i kuq është mbreti. Por në këtë kohë nuk kanë mbetur pas luljet e mbjellura që të kenë me çfarë të merren në karantinë”, tregon ajo.

Penalizim për bizneset gjatë kësaj periudhe janë edhe punimet që po kryhen për riparimin e trotuareve dhe sinjalistikës te Rruga e Durrësit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!