Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me shoqërimin e disa prej aktivistëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit në polici. Në një postim në Facebook, ish-deputetja Albana Vokshi shkruan se ndalimi i tyre është tregues i radhës se në policinë e shtetit ka segmente që vazhdojnë të dhunojnë qytetarët.
Sipas PD, dorëheqja e ish-ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj nuk ka ndikuar në përdorimin e policisë “si vegël e tekave të kryeministrit.”
Vokshi shkruan po ashtu se Ergys Mërtiri, Titi Seranaj dhe Dondal Martini janë shoqëruar pa arsye, dhe se janë dhunuar, e u kanë fshirë nga celularët pamjet që kishin mundur të filmonin gjatë ndalimit.
Postimi
Ndalimi i paligjshem i aktivistëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit është treguesi i radhës se në policinë e shtetit ka segmente që vazhdojnë të dhunojnë qytetarët dhe të drejtat e tyre.
Sot në mbrëmje, janë shoqëruar në Komisariatin nr. 1, drejtues të Aleancë për Mbrojtjen e Teatrit. Pa asnjë arësye, duke i dhunuar dhe fshirë nga celularët pamjet që kishin mundur të regjistronin gjatë ndalimit të dhunshëm. Anëtarët e AMT: Ergys Mërtiri, Titi Seranaj dhe Dondal Martini janë shoqëruar, ndërkohë që dy prej tyre janë ende brenda komisariatit nr. 1 në kryeqytet.
Ky akt i shëntuar dhe i rëndë për aktivistë të shoqerisë civile që për muaj dhe vite me radhë kanë demonstruar forcë. e një proteste paqësore sic ishte ajo për mbrojtjen e teatrit, është deshmi e qarte se segmentet politike ne policine e shtetit jane aktive dhe ne dispozicion te terrorit qe perpiqet te mbjelle ne opinion kryeministri Rama.
Eshte e qarte qe as doreheqja e Lleshajt nuk ka ndikuar ne perdorimin e poliicse si vegel qorre e tekave te kryeministrit i cili jo me larg se dje edhe nje here shprehu mbeshtetjen per drejtorin e pergjithshem te policise dhe ato struktura qe manipulian vrasjen e te riut Rasha dhe dhunuan per dite me radhe te rinjte protestues ne kryeqytet.
Ky eshte modeli me i shemtuar i nje policie qe duhet te jete ne krah dhe ne mbrotje te qytetareve.
Cdo dite e me shume nuk gjen qytetare qe e shohin policinë si mbrojtes por tashme e konsiderojne xhelat ne duar te Edi Rames qe dhunon cdo kend qe mendon kunder tij.
Boll eshte boll. Shqiperia ka nevoje per ndryshim! s.b /abcnews.al/
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!