Ndalet Miroslav Klose, sëmundja serioze e detyron të refuzojë gjithë ofertat

schedule18:56 - 27 Maj, 2021

schedule 18:56 - 27 Maj, 2021

Miroslav Klose vendosi që të mbyllë aventurën e tij si ndihmës trajner i Bayern Munchen. Pas kësaj ai u përfol për stolin e disa skuadrave të njohura në ligat kryesore, por diçka e papritur ka ndodhur dhe golashënuesi më i mirë i Botërorëve është ndalur.

Në një komunikim për mediet ai tregon se nuk do marrë drejtimin e asnjë klubi të njohur dhe se karriera e tij profesionale do të ndalet për momentin për shkak të një problemi shëndetësor serioz në këmbë.

“Isha shumë i ngazëlluar nga biseda të ndryshme me klubet, por papritmas diçka tjetër ndërhyri dhe unë duhet të bëj një pushim të padëshiruar dhe paparashikuar. Thuajse tre javë më parë kisha dhimbje të forta në këmbë, të cilat u përkeqësuan me kalimin e kohës.

Shkova te mjekët e Bayern Munchen dhe pas diagnozës pata një shok. Kisha pësuar dy tromboza në këmbë. Iu nënshtrova menjëherë kurës dhe duhet të mbaj çorape speciale gjithë kohën.

Mjekët më kanë bërë të kuptoj se nuk mund të bëj shaka me këtë situatë. Për momentin puna është lënë mënjanë dhe do e rinis në momentin që do jem plotësisht i shëruar”, u shpreh Klose. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!