“Ndal policia”, vrasja e të riut në Tiranë, protokolli: Rastet kur efektivi mund të shkrepë armën

schedule16:00 - 8 Dhjetor, 2020

schedule 16:00 - 8 Dhjetor, 2020

Një efektiv policie qëlloi mbrëmjen e djeshme për vdekjen të riun Klodian Rasha i cili kishte dalë nga shtëpia pas mesnatës duke pretenduar se ai i ka nxjerrë armën për ta qëlluar. I riu mbeti fillimisht i plagosur por më pas ndërroi jetë në spital për shkak të plumbave që kishte marrë në kokë dhe shpatull.

Por çfarë thotë protokolli i sigurisë për rastet kur punonjësit e policisë duhet të qëllojnë me armë zjarri

“Përpara përdorimit të armëve të zjarrit punonjësit e policisë dhe subjektet e tjera duhet të identifikojnë veten si të tillë si dhe t’i japin një paralajmërim të qartë duke shprehur me zë të lartë “Ndal”, ndjekur dhe paralajmërimi i dytë “Ndal se do të qëlloj”, nëse ai nuk ndalet.

Në rrethana objektivisht të pamundura, të ngutshme, mund të mos bëhet paralajmërimi në rast se një veprim i tillë rrezikon subjektet e këtij ligji ose personat e tjerë nga një rrezik i çastit për jetën. Në këtë rast qëllohet pa paralajmërim, duke synuar pjesët e poshtme të trupit”

Familjarët e viktimës kërkojnë zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe pretendojnë se i riu nuk ka pasur armë zjarri me vete por kishte dalë për të pirë kafe. Xhaxhai i Klodian Rashës tha për mediat se fillimisht ata janë njoftuar se i riu është arrestuar ndërsa më pas kanë marrë lajmin për vdekjen e tij./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!