“Ndaj Cagliarit gjithmonë e vështirë”, Conte: Eliminimi na ka hidhëruar, i vendosur të vazhdoj

schedule15:21 - 12 Dhjetor, 2020

schedule 15:21 - 12 Dhjetor, 2020

Interi shkatërruar emocionalisht nga eliminimi në Champions League përballet nesër me Cagliarin. Para kësaj ndeshje foli trajneri zikaltër, Antonio Conte. Italiani foli më shumë për dhimbjen që ka lënë eliminimi.

ELIMINIMI – “Na pret një ndeshje e vështirë, kundër Cagliarit ka qenë gjithmonë kështu. Eliminimi nga Champions League ishte i dhimbshëm për mua dhe për lojtarët. Ishte e trishtuar të eliminoheshe në atë mënyrë. Tani le të ngremë kokën, morali nuk është lart, sepse është normale që ka dhimbje, por ne e dimë se duhet të vazhdojmë”.

VIDAL – “Vidal është akoma jashtë, ka nisur të stërvitet. Ai ka pasur një problem muskulor dhe do të jetë e nevojshme ta rikthejmë atë në kushtet më të mira, duke respektuar kohën që i duhet”.

 

INTERI ËSHTË GJALLË – “Po punojmë për të ardhmen. Jemi kompaktë dhe të bashkuar, vitin e kaluar kemi përfunduar të dytët në Itali dhe në Europa League, me gjysmëfinalen në Kupën e Italisë.

FANSAT – “Tifozët duhet të kenë ende besim te ne, e kuptoj që ata nuk kanë durim më pas dhjetë vitesh pa trofe, por kur fillon të punosh nga fillimi, të duhet koha e duhur. Sapo të ndërtohet baza, do të mund të mendojmë për arritjen e majave”.

SULMI – “Shpesh jemi përballur me kundërshtarë që qëndrojnë në mbrojtje, jemi sulmi më i mirë i Serie A. Kundër Shakhtar nuk ishim në gjendje ta kuptonim, na duhet më shumë keqdashje dhe më shumë cinizëm”.

 

HIDHËRIMI – “Është dhimbje të largohesh nga Evropa, ne besuam në të dhe ka hidhërim. Tani le të përqendrohemi në kampionat, nga tani e deri në shkurt nuk ka asgjë të veçantë, kemi dy ndeshje më pak për të luajtur se ekipet e tjera.

Ndeshjet që kemi paguar më shumë ishin kundër Real Madrid. Në ndeshjet e drejtpërdrejta kundër Borussia dhe Shakhtar treguam se meritonim shumë më tepër. Në ‘San Siro’ kundër Real Madridit ne e komplikuam jetën tonë, gabimet në momente të caktuara duhet të ulen në minimum”.

LARGIM NGA INTERI? – “Kur u bashkova me Inter situata nuk ishte më e mira, por unë e dija atë dhe më thanë edhe drejtuesit. Nga ana ime ishte një dëshirë e madhe për ta sjellë këtë klub atje ku meriton.

Kam vendosmëri dhe shpresë. Covid-19 ka sjellë vështirësi të mëdha, por nëse doni, klubi mund të flasë për këtë”, u shpreh Conte. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!