Bardheblutë e kryeqytetit kanë nisur punën për përballjen ndaj Besiktas.
Orges Shehi është i buzëqeshur pasi ka të gjithë lojtarët në dispozicion ndaj klubit turk. Shehi po planifikon që të mos bëjë asnjë ndryshim nga ndeshja e fundit në Gjeorgji. Ekipi fitues nuk ndryshon dhe trajneri i bardhebluve do të hedhë më të mirët në fushë.
Në portë pritet të jetë Selmani. Mbrojtja me katër e përbërë nga Doka, Najdovski, Hoxhallari dhe Përgjoni.
Mesfusha me Jonuzim, Hila dhe Lushkja, ndërsa sulmi me treshen, Hasani dhe Latifi në krahët e saj, ndërsa qendror Abazaj./h.ll/abcnews.al