Ndahet pasuria e Silvio Berlusconit, fëmijët pranojnë testamentin

schedule21:50 - 11 Shtator, 2023

schedule 21:50 - 11 Shtator, 2023

Pas vdekjes së ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi, temë e rëndësishme e diskutimit në opinion ishte ndarja e pasurisë së tij dhe se kush do t’i trashëgojë miliardat e tij. Sipas gazetës italiane Ansa, kjo gjë tashmë veçse ka ndodhur.

Ajo që ish-bosi i Milanit ua la fëmijëve të tij Marina, Pier Silvio, Barbara, Eleonora dhe Luigi llogaritet të jetë mbi pesë miliardë euro, përfshirë këtu kompanitë e listuara, investimet e mëdha në pasuri të paluajtshme, letra me vlerë, vepra arti dhe likuiditet.

Pjesën më të madhe e ka Fininvest, me një vlerë prej 2.8 miliardë eurosh, e bashkë me aksionet e tij në Mfe-Mediaset në grupe të tjera, konkretisht Ei Towers dhe Prosieben, bëhen katër miliardë.

Pasuritë paluajtshme të ish-shefit të qeverisë italiane vlerësohen të jenë rreth 700 milionë euro. Në fund hyjnë edhe jahtet dhe të gjitha pikturat e shumta të blera ndër vite nga themeluesi i Bisciones.

Në fakt, Marina dhe Pier Silvio mes tyre do të kenë afërsisht 53 për qind të aseteve, me rrjedhojë kontrollin mbi aksionet e kompanive nëpërmjet Fininvest, dhe fëmijët Barbara, Eleonora dhe Luigi do të kenë disponueshmëri personale shumë të rëndësishme.

Ndërkaq raportohet se ish-bashkëshortet, të dyja të divorcuara, ishin të përjashtuara nga testamenti. Ai vdiq më 12 qershor 2023, në moshën 87 vjeçare.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!