Ndahet nga jeta shkrimtarja irlandeze Edna O’Brien

schedule10:40 - 29 Korrik, 2024

schedule 10:40 - 29 Korrik, 2024

Shkrimtarja irlandeze Edna O’Brien, e njohur për veprën e saj letrare rebele dhe feministe, vdiq të shtunën në moshën 93-vjeçare, njoftoi këtë të hënë kompania e saj botuese.

Edna O’Brien ishte një nga shkrimtaret më të mëdha të kohës sonë. Ajo revolucionarizoi letërsinë irlandeze, duke përshkruar jetën e grave dhe kompleksitetin e gjendjes njerëzore në prozë që ishte brilante dhe e thjeshtë dhe kishte një ndikim të thellë te shumë shkrimtarë“, thuhet në njoftim.

Presidenti irlandez Michael D. Higgins tha se ajo ishte një nga shkrimtaret më të jashtëzakonshme të kohëve moderne, duke nderuar një autore të shkëlqyer të talentuar me guximin moral për t’u përballur me realitetet e lëna pas dore të shoqërisë irlandeze. Higgins shtoi se ajo ishte një folëse e patrembur e së vërtetës.

Dy herë finaliste në Francë për çmimet Medici dhe Femina për autobiografinë e saj “The Girl from the Country” (2013) dhe romanin “Little Red Chairs” (2016), gruaja irlandeze mori çmimin letrar Nabokov të Qendrës Amerikane PEN në vitin 2018 për “Shpërndarja e barrierave sociale dhe seksuale të ngritura kundër grave në Irlandë dhe më gjerë”.

Në vitin 2019, juria e çmimit Femina i akordoi asaj një çmim special për të gjithë veprën e saj letrare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!