Është ndarë nga jeta në moshën 56-vjeçare regjisori, skenaristi dhe producenti shqiptar Gjergj Xhuvani. Xhuvani vuante nga një sëmundje e rëndë. Ai e humbi betejën me të, ketë të mërkurë në një spital në Romë.
Gjergj Xhuvani do të kujtohet si një ndër artistët më të spikatur të skenës shqiptare.
I diplomuar në Akademinë e Arteve në Tiranë në degën e artit dramatik Xhuvani punoi si asistent regjisor në shumë filma nga viti 1986 deri në vitin 1990. Në vitin 1991 ai realizoi filmin e tij të parë “Bardhë e Zi”.
Ndërsa pas viteve ‘90 filmat e suksesshëm si “Lindje, Perëndim, Lindje”, “I dashur Armik” dhe “Dashuria e Fundit” mbajnë autorësinë e tij.
Ketë vit pritej dhe premiera e filmit ri të Gjergj Xhuvanit, “Liqeni im”./ABC News Albania 24/7