Ndahet nga jeta në moshën 135-vjeçare gruaja më e vjetër në botë

schedule17:01 - 22 Dhjetor, 2021

schedule 17:01 - 22 Dhjetor, 2021

Ka ndërruar jetë në moshën 135-vjeçare, personi më i vjetër i Kinës. Bëhet fjalë për Almihan Seyiti, nga Komuxerik në qarkun Shule, e cila vdiq më 16 dhjetor.

Ajo lindi më 25 qershor 1886, gjatë dinastisë perandorake Qing. Nëse është e vërtetë, kjo do ta kishte bërë atë personin më të vjetër ndonjëherë, megjithëse kjo nuk është konfirmuar ndërkombëtarisht.

Seyiti u martua në vitin 1903 kur ishte 17 vjeç dhe adoptoi një djalë dhe një vajzë me burrin e saj i cili vdiq në vitin 1976. Ndërkohë, që la pas 43 nipër e mbesa.

Shoqata Kineze e Gerontologjisë dhe Geriatrikës raportoi se ajo ishte qytetarja më e vjetër e vendit në vitin 2013.

Sipas DailyMail, e moshuara thuhet se kishte një jetë të thjeshtë dhe e shijonte rutinën e saj të përditshme duke ngrënë gjithmonë në kohë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!