Ndahet nga jeta në moshën 101-vjeçare Princesha japoneze Yuriko

schedule10:20 - 15 Nëntor, 2024

schedule 10:20 - 15 Nëntor, 2024

Princesha japoneze Yuriko, anëtarja më e vjetër e Familjes Perandorake dhe gruaja e vëllait të Perandorit Hirohito, vdiq këtë të premte në Tokio në moshën 101-vjeçare. Së fundmi, shëndeti i saj është përkeqësuar dhe shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur, megjithëse mediat japoneze raportojnë se princesha vdiq nga pneumonia, shkruan AP.

Yuriko lindi në vitin 1923 si aristokrate dhe në moshën 18-vjeçare u martua me Princin Mikasa, vëllai i vogël i perandorit Hirohito dhe xhaxhai i perandorit aktual Naruhito, disa muaj para fillimit të Luftës së Dytë Botërore. Gjatë luftës, Yuriko jetoi në një strehë me burrin e saj dhe vajzën e tyre të vogël pasi shtëpia e tyre u shkatërrua në bombardimet amerikane të Tokios në vitin 1945.

Yuriko rriti pesë fëmijë dhe jetoi më shumë se burri i saj, Princi Mikasa, si dhe të tre djemtë. Vdekja e saj zvogëlon numrin e anëtarëve të familjes perandorake japoneze në vetëm 16, duke përfshirë katër anëtarë meshkuj. Anëtari më i ri mashkull i familjes perandorake, Princi Hisahito, nipi i perandorit Naruhito, është aktualisht trashëgimtari i fundit i fronit, gjë që është një problem i madh për një sistem që nuk lejon që perandoresha të sundojë.

Sipas Ligjit për Shtëpinë Perandorake të vitit 1947, titullin perandor mund ta marrin vetëm burrat, ndërsa gratë që martohen me qytetarë të zakonshëm humbasin statusin e tyre perandorak./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!