Ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare legjenda e muzikës “country”, Kenny Rogers. Lajmi i vdekjes së këngëtarit është konfirmuar nga familja me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Sipas njoftimit Rogers ka ndërruar jetë natyralisht në shtëpinë e tij. Kenny Rogers la një gjurmë të pashlyeshme në historinë e muzikës amerikane.
Rogers ishte në kulmin e tij gjatë viteve 1970-1980, kur fitoi edhe tre çmime Grammy. Karriera e tij zgjati për thuajse 6 dekada, ndërsa këngët më të dëgjuara janë Gambler, Lucille apo Coward Of The County. /abcnews.al