Ndahet nga jeta këngëtari legjendar indian

schedule21:25 - 25 Shtator, 2020

schedule 21:25 - 25 Shtator, 2020

Këngëtari indian SP Balasubrahmanyam i cili ka thyer rekordin botëror të Guinness për më shumë se 40.000 këngë gjatë 50 viteve, ka  ndërruar jetë në moshën 74 vjeçare.

Mediat vendase raportojnë se këngëtari ka ndërruar jetë në një spital privat në Chennai, ditën e sotme.

Balasubrahmanyam u shtrua në spital në gusht pasi doli pozitiv për COVID-19 dhe ndërsa fillimisht ai u përmirësua, më pas gjendja e tij u përkeqësua dhe u intubua.

Më 4 shtator, ai doli negativ,  por vazhdoi të ishte në ventilator.

Ai ka kënduar në zhanre të larmishme, që nga hitet ritmike deri te kolonat zanoret të filmave më të famshëm indian.

Vdekja e tij u përcoll me shumë trishtim në mediat sociale nga adhuruesit dhe ndjekësit e tij. Zëri i tij u përdor për shumë filma dhe kompozitorët më të famshëm të kohës përfshirë AR Rahman dhe Ilaiyaraaja.

Ai u bë i famshëm në vitin 1981 kur këndoi për filmin Ek Duuje Ke Liye (Ne jemi krijuar për njëri tjetrin), një tragjedi romantike. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!